Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MITROVICË

Llapi i pandalshëm, befason edhe Trepçën’89

Llapi i pandalshëm, befason edhe Trepçën’89


3 November, 2015 @15:05

Llapi ka shënuar fitore të madhe dhe historike në Mitrovicë sot ndaj Trepçës’89. Ekipi nga Podujeva përkundër se ka qenë në disavantazh ka rikthyer ndeshjen për ta fituar atë, ndërsa në fund, portieri Afrim Ademi ka mbrojtur penalltinë e golashënuesit më të mirë të Superligës deri më tani, Blerand Kurtishaj, në këtë stinor për të siguruar fitoren e llapjanëve. 

Përndryshe, kjo është fitorja e tretë me radhë për ekipin e Tahir Batatinës dhe tashmë Llapi i është afruar kreut të tabelës në vetëm dy pikë duke regjistruar fitoren e shtatë të stinorit! 

Diar Mustafa i kishte dhënë epërsinë ekipit të Arsim Thaçit në minutën e 25-të të takimit pas një goli të bukur të tij, por Llapi barazoi pas 5 mintuash përmes Ilir Blakçorit, ndërsa avacoi në minutën e 40-të të ndeshjes me golin e Alban Mavriqit. 

Ekipi mitrovicas në pjesë të dytë sulmoi me të gjitha forcat, por portieri Afrim Ademi ka qenë në nivel të detyrës, duke ndalë goditjet e Mërgim Pevqelit, pastaj Akinola Akinyemit e Blerand Kurtishajt. 

TABELA AKTUALE

Në fund, sulmuesi nigerian i Trepçës’89 fiton penallti, që nuk e konkretizoi Kurtishaj, goditjen e të cilit e priti Ademi - duke u bërë njeriu i ndeshjes në këtë fitore të madhe të Llapit. 


 
Të gjitha lajmet nga