Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI 4-1 DUKAGJINI

Llapi rifillon furishëm

Foto: KFLlapi/fb/ Sh. Ahmeti

Llapi rifillon furishëm


5 June, 2020 @21:42

Superliga e Kosovës në futboll, ka rifilluar në mënyrën më të mirë.

Në ndeshjen hapëse të xhros së 23, pas pandemisë, Llapi e mposhti bindshëm Dukagjinin me rezultat 4-1 [Elvis Prençi 3, Kastriot Selmani 48, Erlis Ymeri 68, Valmir Veliu 90 - Erblind Mulaj 51].

Llapi e gjeti golin herët në minutën e 3’, pas një harkimi në zonë, Mentor Zhdrella asistoi me kokë mbrojtësit Elvis Prençi, që shënoi pa problem.

Skuadra nga Podujeva, në minutën e 12 ishte shumë afër ta dyfishoj rezultatin me Mërgim Pefqelin, por shtylla e shpëtoi Dukagjinin dhe kështu u mbyll pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë, Kastriot Selmani shënoi me kokë në minutën e 48’, pas një asistimi të bukur të Valmir Veliut.

Nuk u vonua goli i Dukagjinit, 3 minuta më vonë shënoi Erblind Mulaj, kurse Llapi e ngriti epërsinë përsëri në minutën e 68’ me zëvendësuesin Erlis Ymeri, i cili shënoi me
kokë pas asistimit të Alban Shabanit.

Rezultatin e vulosi Valmir Veliu, që e zbukuroi lojën e tij me një gol jashtë zonës së portierit Altik Muhaxhiri, për 4-1.

Llapi me 37 pikë aktualisht gjendet në pozitën e pestë, 7 pikë më pak se lideri Ballkani, kurse Dukagjini me 10 pikë gjendet në fund të tabelës.

Në xhiron tjetër Llapi takohet me Drenicën, derisa Dukagjini me Feronikelin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga