NË RUMANI
Llullaku me çiftgolësh sot
22 October, 2016 @18:51
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Azdren Llullaku, ka shënuar dy gola për ekipin e tij Gaz Metan sot në elitën e futbollit rumun.
Llullaku i lindur në Istog, ka ngritur kuotën e golave në 8 pas 12 xhirove të para në Rumani këtë stinor dhe po tregon formë të lartë.
Sidoqoftë, në fund ekipi i tij nuk ka arritur të mbajë epërsinë dhe ka barazuar 2-2 për të fituar një pikë.
Gaz Metan me barazimin ndaj Craiovës 2-2 kalon në pozitën e gjashtë të elitës rumune të futbollit.