Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFERE

Locatelli bëhet gati për “aventurën” e radhës, kësaj here në Torino

Foto: Azzuri Official

Locatelli bëhet gati për “aventurën” e radhës, kësaj here në Torino


18 June, 2021 @22:10

Manuel Locatelli është duke bërë një lojë fantastike tek “Azzurët”, çka nënkupton se çmimi i tij po rritet dita ditës, pasiqë atë kanë filluar të kërkojnë shumë skuadra dhe ankandi po bëhet edhe më i ndezur.

Sipas gazetës së njohur italiane “La Gazzetta dello Sport” Locatelli ka shprehur dëshirën edhe para fillimit të “EURO-2020” që të jetë pjesë e skuadrës së Juventusit.

Bardhezinjtë duket se kanë ofruar 25 milionë euro+ 5 milion nëpërmjet bonuseve, duke dërguar shifrën kështu në 30 milion.

Por, drejtuesit e Sassuolos  duket se i kanë rritur kërkesat nga 40 në 50 milionë euro.

Për Locatellin tashmë interesohet edhe Tottenham i Paratic i cili kërkon edhe Berardin, që është në formë jashtëzakonisht të mirë tek përfaqësuesja e Italisë këtë vit.

Nga ana tjetër, për dyshen e Sassuolos interesohen edhe skuadrat e Anglisë: Leciester e Liverpool.

E rëndësishme është se lojtari preferon Juven, por duke parë se ofertat janë aq të larta, duket e vështirë të mendohet se kjo e fundit është në gjendje të hyjë në këtë ankand.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani