LORET SADIKU
Loret Sadiku në Superligën turke
27 June, 2014 @20:03
Superliga e Turqisë është pasuruar me një futbollist kosovar. Qendërmbrojtësi i deritashëm i Helsingborgut, Loret Sadiku, është transferuar në skuadrën Mersin Idmanyurdu.
Ekipi i cili së fundi ka garuar në kategorinë e dytë turke dhe e ka siguruar Superligën për stinorin 2014/15, ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Sadikun.
Sadiku 22 vjeçar, i cili është edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës, me Helsingborgun në stinorin e fundit ka pasur 27 paraqitje në elitën e futbollit suedez, derisa ka arritur të shënoj edhe 2 gola.