XHERDAN SHAQIRI

Luajmë kundër shokëve tanë
10 June, 2016 @16:24
Xherdan Shaqiri sot ka qenë i pranishëm në konferencën për shtyp të organizuar nga përfaqësuesja e Zvicrës.
Tema kryesore në konferencë padyshim se ishte ndeshja Shqipëri-Zvicër, që do të luhet nesër (e shtunë) nga ora 15:00, ndërsa për këtë u pyet edhe Shaqiri, i cili pranoi se emocionet do të jenë të pashmangshme.
“Natyrisht që do të ketë emocione në këtë ndeshje, sepse ne luajmë kundër shokëve tanë,” ka thënë Shaqiri.