Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EURO2016

83 emigrantë në kampionat

83 emigrantë në kampionat


10 June, 2016 @14:50

Në një artikull të publikuar nga ‘The Sun’, raportohet se numri i ‘emigrantëve’ në EURO2016 do të jetë 83. Me termin ‘emigrantë’ apo ‘mercenarë’, The Sun i është drejtuar lojtarëve që luajnë për një shtet tjetër nga ku kanë lindur.

Vetëm 4 kombëtare të kampionatit janë me 100% lojtarë ‘vendorë’, ndërsa ka edhe kombëtare që kanë mbi 12 lojtarë të lindur në vende të ndryshme e të natyralizuar më vonë.

12 lojtarë të Kombëtares Shqiptare janë lindur jashtë Shqipërisë.6 prej tyre janë të lindur në Zvicër: Frederik Veseli, Taulant Xhaka,Shkëlzen Gashi, Arlind Ajeti, Amir Abrashi dhe Migjen Basha. Përveç tyre, Shqipëria ka edhe lojtarë të lindur në Kosovë e Maqedoni (Etrit Berisha, Lorik Cana, Burim Kukeli, Mërgim Mavraj etj.)

Te përfaqësuesja e Rusisë, të natyralizuar janë portieri Roman Neustadter, i cili më parë kishte dy paraqitje me Gjermaninë, që të dyja miqësore dhe portieri Guilherme me origjinë braziliane.

Te shtetet e tjera, Portugalia ka 9 lojtarë të lindur jashtë vendit, Zvicra e Turqia kanë nga 8.

Vlen të theksohet që 19 lojtarë të lindur në Angli do të jenë pjesë e Uellsit, Irlandës dhe Irlandës Veriore. Uellsi ka 9 lojtarë të lindur në Angli, kurse dy Irlandat kanë nga 5.

Kombëtaret e vetme me lojtarë 100% ‘vendorë’ janë Çekia, Sllovakia, Rumania dhe Ukraina.

EURO2016 GRUPET DHE ORARI

 

 

 


 
Të gjitha lajmet nga UEFA Euro 2016