NË SHQIPËRI
Lushtaku te Vllaznia
25 August, 2015 @22:08
Kreshnik Lushtaku, sulmuesi që stinorin e kaluar luajti për Drenicën dhe Trepçën’89 ka arritur marrëveshje me ekipin e Kategorisë Superiore, Vllaznia nga Shkodra.
Njoftimin e ka bërë vetë lojtari përmes një postimi në rrjetin social Facebook, derisa Vllaznia ka synim daljen në Europë këtë stinor.
Lushtaku ka qenë njëri ndër sulmuesit më të mirë të Superligës stinorin e shkuar, duke përfunduar si i treti në listën e realizatorëve me 12 gola të shënuara.