NGA KONFERENCA
Maksimumi ndaj Francës
10 June, 2015 @17:23
Në konferencën e sotme për shtyp të futbollistëve të kombëtares shqiptare, radha ishte për Elseid Hysajn e Empolit dhe Ermir Lenjanin e Rennesin.
Thuajse njëzëri, dyshja në fjalë kanë konfirmuar fjalët e Gianni De Biasit, që e konsideron këtë ndeshje më shumë se miqësore.
“Kjo është sikurse një ndeshje kualifikuese,” ka thëën Hysaj në konferencën e sotme për shtyp, derisa Lenjani ka shtuar,“Do të japim maksimumin dhe këtë do të shohim në fushë.”
Shqipëria pret Francën të shtunën në Elbasan me fillim prej orës 18:00.