JAVIER AGUIRRE

Mallorca zyrtarizon trajnerin e ri!
24 March, 2022 @16:14
Skuadra që po lufton për të mbijetuar në LaLiga këtë stinor, Mallorca, ka zyrtarizuar para pak çastesh trajnerin e ri të skuadrës, Javier Aguirre.
Kështu, tash e tutje Vedat Muriqi do të stërvitet nën strategun e njohur meksikan, Aguirre, që kishte shprehur edhe më parë dëshirën për t’iu kthyer LaLigas.
Ai ka arritur sot në Palma për të nënshkruar kontratën, derisa klubi që po kërkon mbijetesën në elitën e futbollit spanjoll ka publikuar njoftimin vetëm në Twitter për momentin, ndërsa në web-faqe ende nuk ka dhënë detaje për kryetrajnerin e ri të skuadrës.