Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CITIZENS FURISHËM DREJT FINALES

Man City në finale, demolon kampionin!

Man City në finale, demolon kampionin!


17 May, 2023 @22:54

Dominim total nga djelmoshat e Pep Guardiolës që nga minuta e parë e ndeshjes, për të arritur finalen e dytë në histori. Manchester City ka arritur të shënojë fitore të thellë dhe tejet bindëse ndaj Real Madridit në Etihad, duke e fituar ndeshjen, Manchester City 4-0 Real Madrid [Bernardo 23, 37, Militao ag 76, Alvarez 90+1], për të bërë rezultatin e përgjithshëm nga dy ndeshjet, 5-1.

Që prej fillimit të ndeshjes u pa që ekipi i Guardiolës ishte kërkues dhe nuk mori thuajse frymë derisa shënoi golin e parë në ndeshje, përmes Bernardo Silvës. Shpejt portugezi dha edhe të dytën, derisa Reali kërcënoi vetëm njëherë karshi dhjetëra kërcënimeve të anglezëve, përmes Kroosit - që qëlloi shtyllën nga largësia.

Manchester City

Në pjesë të dytë, tregim i njëjtë, por me më pak insistim nga City. E pas autogolit të Militaos, që u vërtetua edhe nga VAR, festa nisi në Etihad kurse krejt në fund argjentinasi i posafutur në lojë, Julian Alvarez shënoi për 4-0!

Më 10 qershor Manchester City do të luajë në Stamboll finalen e madhe të Ligës së Kampionëve ndaj Interit të Simone Inzaghit që mbrëmë mposhti Milanin për të arritur finalen.

Manchester City ka arritur finalen e dytë të Ligës së Kampionëve në hisotir, pas dy vitesh, ku në 20/21 ishin mposhtur nga Chelsea 1-0.

Kliko X për t’i larguar reklamat dhe për t’i shikuar golat e ndeshjes

NOTAT E FUTBOLLISTËVE:

Manchester City: Ederson 8, Akanji 8, Stones 7, Walker 8, Dias 7, Gundogan 8, De Bruyne 8, Bernardo Silva 9, Rodri 8, Grealish 8, Haaland 7. Rez.: Mahrez 7, Foden 7, Alvarez 7.
Real Madrid: Courtois 8, Camavinga 6, Alaba 6, Militao 6, Carvajal 6, Valverde 6, Kroos 6, Modric 6, Vinicius 6, Benzema 6, Rodrygo 6. Rez.: Rudiger 6, Ceballos 6, Tchouameni 6, Vazquez 6, Asensio 6.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League