Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OLD TRAFFORD

Man Utd zyrtarizon Ragnickun si trajner të përkohshëm

Man Utd zyrtarizon Ragnickun si trajner të përkohshëm


29 November, 2021 @13:57

Manchester United sot ka zyrtarizuar trajnerin e ri të skuadrës, që do të ketë titullin e trajnerit të përkohshëm, deri në fund të stinorit 2021/22.

Gjermani Ralf Ragnick merr drejtimin e skuadrës, të cilit i kanë mbetur kompletimi i dokumenteve për vizë të punës në Britani të Madhe.

Trajneri 63-vjeçar merr detyrën nga Ole Gunnar Solksjaer që u shkarkuar nga klubi pas disfatës nga ëatfordi më 21 nëntor. Michael Carrick drejtoi Unitedin në hapësirën e lënë bosh prej norvegjezit.

“Jam i entuaziazmuar që i bashkohem një klubi si Manchester United dhe jam i fokusuar për ta bërë këtë stinor një të suksesshëm,” ka thënë Ragnick.

Pasi të përfundojë stinori 2021/22 Ragnick do të qëndrojë në klub edhe për dy vite tjera në Old Trafford në rolin e konsultantit.

Ndeshja e parë e tij si trajner i ekipit të parë pritet të jetë ajo ndaj Arsenalit, që luhet më 2 dhjetor, nëse kompletohen dokumentet e vizës shpejt. Nëse jo, edhe në këtë ndeshje Carrick do ta drejtojë ekipin.

Ragnick vlerësohet shumë nga trajnerët tjerë, veçanërisht nga gjermanët sot të njohur si Jurgen Klopp e Thomas Tuchel, duke ditur që ai ka qenë si mentor i tyre më parë. Ai së fundi ka punuar si njeriu kryesor për zhvillim të sportit në Lokomotiva të Moskës.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League