TALENTI I INTERIT PARA DEBUTIMIT
Manaj: Më i miri do të luaj
10 November, 2015 @22:58
Sulmuesi 18 vjeçar i lindur në Lushnjë që u bë futbollist në Itali dhe pas Cremoneses këtë verë arriti në ekip të parë të Interit të Milanos, duke siguruar edhe ftesën nga Gianni De Biasi, Rei Manaj, ka thënë për mediat në konferencë për shtyp se do të bëj gjithçka nga vetja për të bindur trajnerin për t’u bërë titullar.
“Jam shumë i lumtur për këtë ftesë. Tani, fatin e kam në dorën time. Kur vjen në reprezentacion nuk do të thotë se do të luash aty, pavarësisht ekipit nga vjen. Në bazë të stërvitjes, modulit të trajnerit, kush është në gjendje më të mirë dhe ai që e meriton do të luaj,” ka thënë Manaj në konferencën për shtyp të kuqezinjëve sot të mbajtur në Durrës.
Manaj ka debutuar në Serie A këtë stinor me Interin dhe ka mundësi që të futet në fushë për pak kohë nga De Biasi në miqësore ndaj Kosovës të premten kur në Prishtinë, Kosova pret Shqipërinë.