ASTON VILLA 1-3 UNITED

Cavani duke festuar golin e tretë të Unitedit. Foto: Manchester United
Manchester United përforcon pozitën e dytë
9 May, 2021 @17:10
Manchester United ka mposhtur Aston Villan si mysafir me rezultatin 1-3.
Djajtë e Kuq e gjetën veten në disavantazh pas përfundimit të pjesës së parë, me Aston Villan që shënoi përmes Traore në minutën e 24’. Unitedi pati mundësinë ta barazojë rezultatin përmes Rashfordit dhe Greenwoodit, por goditjet e tyre u ndalën nga portieri i Aston Villas.
Pjesa e dytë tregoi një United më sulmues i cili arriti ta përmbysë rezultatin qysh në 11 minutat e para. Fernandes barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 52’ përmes penalltisë, ndërsa Greenwoodi kaloi Unitedin në avantazh 1-2 në minutën e 56’. Fitoren për Unitedin e vulosi Cavani në minutën e 87’.
Me këtë fitore, Manchester United përforcon pozitën e dytë me 70 pikë, 6 më shumë se Chelsea i vendit të tretë i cili ka edhe një ndeshje më shumë.