KONFIRMOHET
Maqedoni - Shqipëri luhet në Strumicë
1 July, 2017 @10:29
Pas kërkesës nga Federata Maqedonase e Futbollit, ndeshja e 5 shtatorit mes Maqedonisë dhe Shqipërisë nuk do të luhet në Shkup por do të luhet në stadiumin e qytetit të Strumicës.
Kërkesa e bërë nga Federata Maqedonase u pranua nga UEFA, ndërsa konfirmimi zyrtar për këtë ndryshim të stadiumit u bë sot pikërisht nga kjo federatë.
Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të Grupit G të kualifikimeve drejt kampionatit botëror ‘Rusia 2018’.