PORTIERI I NJOHUR
Kushtrim Mushica te Vëllaznimi?!
30 June, 2017 @14:37
Portieri i njohur dhe me përvojë, Kushtrim Mushica, pritet të jetë anëtar i ri i Vëllaznimit të Gjakovës, derisa këta të fundit nisin nesër përgatitjet për stinorin e ri të Superligës 2017/18 nën drejtimin e trajnerit të ri të ekipit, Ismet Munishi.
Njoftimin e ka dhënë Koha ditore sot, derisa një zyrtar i klubit ka folur në kushte anonimiteti për gazetën në fjalë, duke thënë se ai do të jetë prezent që në ditën e parë të stërvitjeve me skuadrën.