YOUNES BELHANDA
Galatasaray zyrtarizon marokenin Belhanda
30 June, 2017 @7:26
Mesfushori 27 vjeç nga Marokoja, Younes Belhanda, është lojtar i ri i Galatasarayit edhe zyrtarisht ka bërë të ditur ekipi verdhekuq nga Stambolli.
Vetëm disa ditë pasi që zyrtarizuan sulmuesin francez, Bafetimbi Gomis, si lojtar të ri në skuadër, ata shpejt pritet të prezentojnë edhe Belhandën, që në vitet e fundit kryesisht ka qenë si huazim i Dynamo Kievit, ndërsa së fundi ka luajut për Nice-në në Ligue 1 të Francës.
Belhanda që ka qenë pjesë e Francës U21, si senior ka veshur fanellën e Marokos, ndërsa mediat turke kanë bërë të ditur se Belhanda do të pagohet 3 milionë euro për stinor te Galatasaray, derisa Dynamo Kiev ka marrë 8 milionë euro dëmshpërblim.