MACCABI TEL AVIV - TIRANA 2-0
Pak gjasa për Tiranën
29 June, 2017 @21:56
Skuadra nga kryeqyteti shqiptar, Tirana, është mposhtur me rezultat 2-0 nga rivali i fortë, Maccabi Tel Aviv, duke bërë që të vështirësohen punët për të arritur deri në kualifikim të rundit të dytë në Europa League.
Skuadra vendase ishte më dominuese dhe e kërkoi më shumë golin, ndërsa atë e arriti në minutën 27’ me golin e sulmuesit 21 vjeçar, Yonatan Cohen.
Ky ishte edhe goli i vetëm i pjesës së parë, derisa në pjesën e dytë Elazar Dasa shënoi për rezultatin përfundimtar.