Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NORRKOPING - PRISHTINA 5-0

Europë, jemi larg!

Europë, jemi larg!


29 June, 2017 @21:41

Debutimi i shumëpritur, përfundoi me rezultat aspak të pritur nga futbollistët prishtinas.

Nënkampionja e Kosovës, është mposhtur bindshëm në udhëtimin historik në Suedi, ku u ndesh me skuadrën Norrkoping në ndeshjen e parë kualifikuese në UEFA Europa League.

Dëshpërimi filloi qysh në minutën e dhjetë, kur David Karlsson shënoi golin e parë për epërsinë e vendasve.

Më pas erdhën golat e njëpasnjëshme, sa që prishtinasit e humbën përqëndrimin krejtësisht.

Pjesa e parë përfundoi me 5-0 rezultat, ndërsa në pjesën e dytë, futbollistët e Norrkopingut të stërkënaqur me rezultat, nuk u munduan edhe aq shumë për të bërë më shumë.

Prishtina do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit javën e ardhshme, ndërsa shpresat tashmë janë humbur krejtësisht për kualifikim.


 
Të gjitha lajmet nga Europa League