GJERMANIA-MEKSIKA
Gjermania e re, në finale
30 June, 2017 @6:02
Thomas Muller, Mesut Ozil e Mario Gotze, mund të mos jenë pjesë e ekipit gjerman që po merr pjesë në Kupën e Konfederatave, por ‘pancerët’ kanë treguar se çka do të thotë të jesh ekip dhe me rini punëtore si Julian Draxler, Timo Werner e Leon Goretzka kanë arritur finalen e garës.
Gjermania ka mposhtur më lehtë sesa që është pritur Meksikon mbrëmë 4-1 në gjysmëfinale të Kupës së Konfederatave dhe tash ka siguruar finalen e së dielës ndaj Kilit, që më parë eliminoi kampionin e fundit të Europës në gjysmëfinale, pas penalltive, Portugalinë.
Notat e lojtarëve pas ndeshjes:
GJERMANIA: ter Stegen 8, Hector 8, Ginter 6, Rüdiger 6, Henrichs 7, Rudy 7, Kimmich 7, Draxler 8, Goretzka 8, Werner 8, Stindl 7. Rez.: Can 6, Brandt 5, Younes n/a. | |||
MEKSIKO: Ochoa 7, Araujo 6, Moreno 6, Alanis 6, Layun 7, Herrera 7, J Dos Santos 6, G. Dos Santos 6, Aquino 6, Hernandez 6, Jimenez 6. Rez.: Lozano 6, Fabian 6, Marquez 5. |