Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SKËNDERBEU - SANT JULIA 1-0

Skënderbeu fiton me Latifin

Skënderbeu fiton me Latifin


29 June, 2017 @22:05

Liridon Latifi i dha fitoren skuadrës së tij, Skënderbeut, e cila arriti ta mposht me rezultat minimal skuadrën nga Andorra, Sant Julia.

Dallimi i madh në cilësi u dallua gjatë gjithë ndeshjes, ku korçarët ishin dominues gjatë gjithë kohës, derisa mysafirët nuk patën asnjë gjuajtje në drejtim të portës së Orges Shehit.

Megjithatë, golat nga ana e Skënderbeut munguan dhe vetëm Liridon Latifi arriti të shënoj për fitoren minimale, që në fakt, do të thotë asgjë për ndeshjen e kthimit.

Latifi shënoi në minutën 69’, ndërsa para këtij goli pati rastin të shënoj edhe nga penalltia, por që dështoi nga pika e bardhë.

Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave.


 
Të gjitha lajmet nga Europa League