NË GJAKOVË
Vëllaznimi nesër nis përgatitjet për stinorin e ri
30 June, 2017 @8:00
Skuadra e rikthyer në elitë të futbollit të Kosovës, Vëllaznimi, pas vazhdimit të kontratave me disa lojtarë të saj dhe emërimit të trajnerit Ismet Munishi në krye të shtabit teknik, ka bërë të ditur se nesër më 1 korrik do të nis përgatitjet për stinorin e ri 2017/18.
“Kryetrajneri i Vëllaznimit, Ismet Munishi, ka lajmëruar se me datë 1 korrik 2017 (e shtunë) në orën 17:00 do t’i fillojmë stërvitjet për stinorin e ri 2017/18,” ka shkruar njoftimi zyrtar i Vëllaznimit në web faqen e klubit.
Për më tepër, kuqezinjtë kanë ftuar të gjithë lojtarët e stinorit të kaluar të jenë të pranishëm në stërvitjen e nesërme, prej orës 17:00.
Vëllaznimi ka siguruar Superligën direkt këtë stinor, pasi që ka përfunduar e dyta në Ligë të Parë të Kosovës, pas Flamurtarit.