PORTUGALIA PA RONALDON
Cristiano Ronaldo s’do të luaj në ndeshjen për vend të tretë
30 June, 2017 @7:44
Njëri ndër futbollistët më të mirë në botë aktualisht, Cristiano Ronaldo, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e ekipit të Portugalisë në ndeshjen për vend të tretë në Kupë të Konfederatave, ku Portugalia do të ndeshet me Meksikon.
Ronaldos i kanë lindur dy fëmijë, derisa ky me Portugalinë luante në Kupë të Konfederatave, ndërsa tash, pas eliminimit me penallti në gjysmëfinale, ai ka kërkuar që të shkojë t’i sheh për herë të parë fëmijët e posalindur të tij, djalë dhe vajzë.
“Si gjithnjë, kam qenë në detyrë me ekipin tim kombëtar, me shpirt e trup, edhepse më lindën dy fëmijë,” ka shkruar ai ndër të tjera. “Jam shumë i lumtur që do të jem për herë të parë më të posalindurit,” ka shtuar Ronaldoja në postimin e tij.
Djali i parë i Cristiano Ronaldos, CR Junior, në qershor 2017 i mbushi 7 vjet.