PLAYOFF SEMI'S 4 QATAR'22

Maqedonia eliminon Italinë në rrugë drejt Botërorit
24 March, 2022 @22:49
Reprezentacioni i Maqedonisë ka arritur që të bëj befasinë e dorës së parë në PlayOff për Katar dhe me golin e shënuar në fund të ndeshjes ndaj Italisë, ka mposhtur ata dhe kështu ka vazhduar rrugëtimin drejt finales së PlayOffin për të kërkuar botërorin historik.
Sulmuesi i njohur i Maqedonisë, Aleksandar Trajkovski ka shënuar në minutën 90+2 për t’i dhënë fitoren 0-1, ekipit të drejtuar nga selektori Blagoja Milevski dhe kështu verimaqedonasit tash në finale luajnë me Portugalinë, për biletën drejt Botërorit.
Italia e Roberto Mancinit, pas trofeut të fituar në EURO 2020, eliminohet turpshëm dhe papritur.