Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA

Martin, sot në Mitrovicë

Martin, sot në Mitrovicë


5 August, 2013 @8:57

Trajneri 38 vjeçar, Israel Martin, pritet të aterojë sot në Kosovë. Spanjolli, që do të bëhet trajner i parë nga gadishulli iberik që do të udhëheq një skuadër kosovare, pritet që sot të takohet me zyrtarët e klubit të tij të ri, Trepça. 

Martin i cili ka përvojë 13 vjeçare si trajner, që është dalluar me sjelljen e skuadrave nga rangu i ulët në elitën e basketbollit spanjoll (që është njëra ndër ligat më të forta të basketbollit europian), kishte pranuar të vijë në Kosovë, pas insistimit të menaxherit të klubit mitrovicas Besim Braha. 

Ai ka refuzuar ofertat nga Austria, Polonia e Finlanda, pasi që drejtuesit e Trepçës kanë reaguar më shpejtë dhe kanë qenë më bindës në negociata


 
Të gjitha lajmet nga