INTERNATIONAL
Martinez merr drejtimin e Belgjikës
3 August, 2016 @23:44
Pas shkarkimit nga skuadra e Evertonit, Roberto Martinez ka gjetur punë të re.
Që nga sot, Martinez është zyrtarisht trajneri i ri i Kombëtares Belge të futbollit, e cila e shkarkoi trajnerin Marc Wilmots menjëherë pas përfundimit të kampionatit evropian.
Detyra e parë e ish-trajnerit të Wiganit e Evertonit është në eliminatoret drejt Kampionatit Botëror “Rusi 2018”. Në eliminatore, Belgjika ndodhet në Grupin H, bashkë me Bosnjën, Qipron, Gjibraltarin, Greqinë e Estoninë.