ZYRTARE
Guardiola vazhdon përforcimet
3 August, 2016 @17:07
Përmes një konfirmimi zyrtar, klubi i Manchester Cityt ka njoftuar publikun me transferimin më të ri.
Pas Ilkay Gundoganit, Leroy Sanes dhe Nolitos, emri i ri i ardhur tek skuadra e Pep Guardiolas është braziliani 19 vjeçar, Gabriel Jesus, i cili nga mediat cilësohet si ‘Neymari i ri’.
Marrëveshja është kompletuar për 27 milionë funte, ndërsa lojtari do të bashkohet me Manchester Cityn në dhjetor, muaj në të cilin skuadra e tij Palmeiras e mbyll sezonin 2015/2016.