ZYRTARE
Salah kompleton largimin nga Chelsea
3 August, 2016 @14:45
Pasi kaloi një sezon të suksesshëm i huazuar tek Roma sezonin që lamë pas, Mohamed Salah ka vendosur ta vazhdojë karrierën në kryeqytetin italian.
Përmes një konfirmimi zyrtar, klubi i Chelseat ka bërë të ditur që Mohamed Salah e ka kompletuar transferimin permanent te Roma, me egjiptianin që nuk bindi në Premier League, edhe pse ardhja e tij nga Baseli u prit me bujë të madhe.
Shuma e transferimit nuk është bërë publike.