TELASHE TE BARÇA
Portier i parë, ose largohet
3 August, 2016 @13:54
Portierët e Barcelonës, Claudio Bravo dhe Marc Andre Ter Stegen i kanë dhënë ultimatum klubit katalonas.
Të dy dëshirojnë të jenë zgjedhja e parë e Luis Enriques në portë. Në të kundërtën, largohen nga klubi!
Mundo Deportivo ka bërë të ditur sot se si portieri kilian, ashtu edhe ai gjerman i kanë dhënë ultimatum klubit për zgjedhjen e njëshit.
Luis Enrique pritet të bëj një vendim të vështirë para nismës së stinorit, ndërsa të dy portierët kanë bërë të ditur se kanë oferta nga klube tjera dhe nuk dëshirojnë të ngrohin bankën rezervë.
Në 5 ndeshjet e fundit të Barcelonës, Ter Stegen ka mbrojtur 3 herë, ndërsa Bravo një herë portën e ekipit.