ROSENBORG
Rashani pak minuta, Rosenborg eliminohet
3 August, 2016 @0:01
Mesfushori ofanziv i përfaqësueses së Kosovës, Elbasan Rashani, ka qenë në fushë në 8 minutat e fundit të ndeshjes ndaj APOEL-it sonte në Qipro, për të përjetuar disfatën dhe eliminimin e dhimbshëm të ekipit të tij, Rosenborg.
Rosenborg kishte epërsi nga ndeshja e parë 2-1. Ndërsa sonte gjithçka shkonte në favor të tyre deri në minutën e fundit të ndeshjes, kur APOEL shënoi golin e parë.
Pas kësaj ekipi norvegjez ra tërësisht nga loja dhe pranoi edhe dy gola tjerë në minutat shtesë për të humbur 3-0 në fund dhe për të humbur rastin e Play-Offit në Ligë të Kampionëve.