PËR RUSIA 2018
Argjentina gjen trajnerin e ri
2 August, 2016 @10:09
Përfaqësuesja e Argjentinës më në fund ka gjetur njeriun që do t’i drejtojë ‘gauchosët’ drejt Botërorit “Rusia 2018”.
Ish-trajneri i Rosario Central dhe San Lorenzos, i cili posa u emërua te Sao Paulo, Edgardo Bauza 58 vjeç, do të jetë selektori i ri i Argjentinës.
Njoftimin e ka dhënë Sao Paulo që ka thënë se trajneri i tyre ka pranuar ofertën e Argjentinës dhe do të marrë postin e selektorit të këtij vendi.
Argjentina ka humbur tri finalet e fundit në tri gara të mëdha, 2 Copa America dhe 1 Kupë të Botës.