ZYRTARE
Napoli zëvendëson Higuainin
1 August, 2016 @23:03
Përmes një komunikimi zyrtar, klubi i Napolit ka njoftuar opinionin me transferimin më të ri.
Për shumën e 34 milion eurove, Napoli ka transferuar në radhët e veta sulmuesin e Ajaxit, polakun Arkadiusz Milik, lojtar i cili kaloi formë të mirë gjatë kampionatit evropian dhe kjo bëri që ofertat për të të shtoheshin. Kontrata e nënshkruar sot nga polaku është 5-vjeçare.
Ky transferim vjen pak ditë pas zyrtarizimit të Higuainit si lojtar i Juventusit, ndërsa ardhja e Milik pritet me shumë bujë nga tifozët napolitanë, të cilët tashmë kërkojnë një idhull të ri.
Polaku nuk bëhet 9-shja e Napolit
“Mirëserdhe Milik,” kanë qenë mbishkrimet te Napoli sonte që po feston 90 vjetorin e themelimit, derisa sulmuesi i Polonisë Arkadiusz Milik është zyrtarizuar si lojtar i ri i skuadrës.
Interesant është fakti se Milik ka marrë numrin 99 në fanellë dhe 9-shja e lënë bosh me ikjen e Higuainit është lënë e zbrazët.