SHQIPET NË RUSI
Balaj e Roshi, e nisin me fitore
1 August, 2016 @14:48
Dyshja e kombëtares shqiptare, Bekim Balaj dhe Odise Roshi, që kaluan nga Rijeka kroate për te Terek Grozny rus, i janë gëzuar tre pikëve në xhiron e parë të kampionatit.
Terek ka mposhtur Krylya Sovetov 1-0 në shtëpi, ndërsa Balaj ka qenë startues dhe ka luajtur 83 minuta për ekipin e tij, e Roshi është futur në minutën e 59 të ndeshjes.