PREJ VLORËS NË SHKODËR
Yll Hoxha zyrtarizohet te Vllaznia
1 August, 2016 @13:28
Ish futbollisti i Kukësit e Flamurtarit, Yll Hoxha, që ka nisur karrierën e tij në futbollin kosovar, është nga sot pjesë e Vllaznisë së Shkodrës.
“Garantoj mbështetësit shkodran se do të bëj maksimumin dhe bashkë me ekipin të bëjmë një edicion qysh i ka hije Vllaznisë,” ka thënë Hoxha në prononcimin e tij të parë si lojtar i shkodranëve.
Hoxha 29 vjeç ka qenë pjesë e Hysit dikur në Kosovë, ndërsa prej këtij stinori do të jetë pjesë e Vllaznisë.
Stinorin e kaluar Ylli ka zhvilluar 33 ndeshje për Flamurtarin e Vlorës duke shënuar 2 herë.