TAULANTI 90 MINUTA
Xhaka 90 minuta në fitore
1 August, 2016 @10:15
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, dje ka qenë për 90 minuta në fushë në fitoren e ekipit të tij, Basel, ndaj Vaduzit.
Xhaka kësaj radhe është angazhuar si mesfushor i qendrës, ndërsa ekipi i tij ka fituar si mysafir 1-5.
Te Vaduzi në anën tjetër, është paraqitur si rezervë Albion Avdiaj, që ka zëvendësuar Gonzalo Zaraten nga minuta e 63.
Basel, në dy xhirot e para të Superligës zvicerane ka fituar dy ndeshjet dhe është në krye të tabelës me 6 pikë.