KROATI
Pejic kthehet te Kukësi
30 July, 2016 @18:36
Skuadra e Kukësit pas eliminimit nga garat europiane ka nisur rindërtimin e skuadrës dhe ka arritur të rikthejë në ekip ish-sulmuesin kroat të ekipit, Pero Pejic.
Pejic, tash 33 vjeç, besohet që do të sjell shumë te ekipi i Kukësit me përvojën e tij. Ai është golashënuesi më i mirë i huaj në Kategorinë Superiore shqiptare, ndërsa ka qenë pjesë e disa skuadrave në Shqipëri më parë, si Flamurtari e Skënderbeu.