NË ISTOG
Istogu rikthehet për barazim
29 July, 2016 @20:40
Skuadra e Istogut që nuk arriti të mbijetojë në Superligë, në stinorin e fundit, ka barazuar sot ndaj Dukagjinit të Klinës në miqësoren e zhvilluar në “Demush Mavraj” të Istogut.
Dukagjini krijoi avantazh dygolësh përmes golave të Met Millakut, ndërsa Istogu u rikthye në lojë për të barazuar në fund, 2-2, ku golat i shënuan Qëndrim Krasniqi dhe Erjon Qeta.
Të dy skuadrat në stinorin 2016/17 do të garojnë në Ligë të Parë të Kosovës.