TE BARCELONA
Vermaelen pranë rikthimit
29 July, 2016 @15:33
Futbollisti belg i transferuar dy vite më parë nga Arsenal te Barcelona, Thomas Vermaelen, është duke bërë gjithçka për t’iu kthyer ekipit, pas lëndimit që kishte.
Në fakt, Vermaelen u ble i lënduar, por pas shërimit, iu rishfaq. Kështu, ai në stinorin e parë te Barcelona përjetoi vetëm një ndeshje dhe atë jo të plotë, duke qëndruar në fushë 63 minuta.
Ndërsa në stinorin e kaluar luajti në 10 ndeshje të La Ligas, duke shënuar edhe një gol. Ai ka qenë pjesë e Belgjikës në EURO 2016 dhe ka pasur pushime më të zgjatura se të tjerët, ndërsa Sport.es bën të ditur se mbrojtësi belg 30 vjeçar dëshiron të kthehet sa më shpejt në stërvitje me ekipin dhe është duke i kaluar shumë mirë stërvitjet e para, para se t’i bashkohet ekipit.