ANDY KING
Rekorderi i Leicesterit, vazhdon kontratën
30 July, 2016 @15:44
Mesfushori që ka shënuar më së shumti gola në historinë e Leicester Cityt, Andy King, ka vazhduar kontratën me kampionin e Anglisë, edhe për katër vite tjera, ka bërë të ditur sot klubi anglez përmes një njoftimi në web faqen zyrtare.
King, 27 vjeç, do të jetë pjesë e ekipit të Claudio Ranierit deri në vitin 2020, ndërsa në karrierën e tij ka shënuar 59 gola në 331 paraqitje për Leicesterin.
King, është njeriu i vetëm që ka fituar Premier Ligën, Championshipin dhe League One - me një klub të vetëm.
Uellsiani ka përjetuar edhe europian historik këtë verë, kur me reprezentacionin e tij arriti gjysmëfinalet e “Franca 2016”.