10 JAVË MUNGESË
Portieri i Liverpoolit, thyen dorën
30 July, 2016 @15:34
Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp, do të ketë telashe që para nisjes së stinorit në Premier Ligë.
Portieri i ri i Liverpoolit, Loris Karius, që u transferua nga Mainzi gjerman në muajin maj të këtij viti, ka thyer dorën.
Karius 22 vjeç, i kushtoi Liverpoolit 4.7 milionë funta, ndërsa Kloppit, në 10 javët e mungesës së portierit të ri, do t’i duhet ndihma e portierëve seniorë, Simon Mignolet dhe Alex Manningerit 39 vjeç.