KOMBËTARJA
Publikohet miqësorja e radhës
1 August, 2016 @11:27
Pak para fillimit të eliminatoreve për Kampionatin Botëror “Rusi 2018”, Kombëtarja Shqiptare e Futbollit ka publikuar miqësoren e cila do të luhet para fillimit të fazës eliminatore.
Më 31 gusht, në stadiumin e ri të Shkodrës, Shqipëria do ta zhvillojë miqësoren ndaj Marokut. Lajmi u publikua nga faqja zytare e FSHF-së sot, ndërsa gjithashtu u bë e ditur që Kombëtarja do të grumbullohet më 29 gusht në Durrës.
Pak ditë pas miqësores me Marokun, Kombëtarja fillon ndeshjet eliminatore drejt “Rusi 2018”, me takimin e parë që luhet ndaj Maqedonisë gjithashtu në Shkodër.