DREJT ANGLISË
Sane pranë Manchester Cityt
1 August, 2016 @11:50
Pas shumë spekulimeve, marrëveshja e gjermanit Leroy Sane dhe Manchester Cityt duket se është afër kompletimit.
Në disa foto të publikuara nga ‘Daily Mail, shihet 20-vjeçari Sane duke u nisur drejt qytetit të Manchesterit, me marrëveshjen që pritet të mbyllet për shumën e 31 milionë funteve.
Lajmi u konfirmua edhe faqja zyrtare e Schalkes, e cila raportoi që Sane është nisur drejt Anglisë për t’i kryer testet mjekësore tek skuadra e Pep Guardiolas.