BASTORET
Trajnerët më të rrezikuar në Premier Ligë 2016/17
1 August, 2016 @22:41
Pak para fillimit të Premier Ligës, bastoret britanike kanë vendosur kuotat për trajnerët më të rrezikuar për shkarkim/largim nga posti i tyre.
Më i rrezikuari në këtë listë është trajneri i Middlesbrough-së, spanjolli Aitor Karanka me kuotën 5.5 për shkarim/largim si trajneri i parë në stinorin 2016/17 në Premier Ligë.
Pas tij renditen Francesco Guidolin i Swanseat, Walter Mazzarri i Watfordit, trajneri i ri i Hull Cityt (kushdo që vjen), e Tony Pulis i WBA-së.
Si trajnerët më të sigurtë në postet e tyre konsiderohen Mauricio Pochettino (Tottenham Hotspurs) e Pep Guardiola (Manchester City) me kuotat 41.00, ndërsa i pari dhe me më së paku gjasa të lëviz është Arsene Wenger me kuotën 51.00.
Kampioni i fundit i Premier Ligës, Claudio Ranieri ka kuotën 26.00, Antonio Conte i Chelseat, 34.00, sa ka edhe Jose Mourinho i Unitedit e Klopp i Liverpoolit.