SULMUESI KUQEZI
Armando Sadiku drejt Azerbejxhanit?!
1 August, 2016 @23:34
Sipas mediave azerbejxhanase, sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, është synim i Qarabagut.
Sadiku, që veçse ia ka nisur kampionatit zviceran në ligë të dytë me Zurichun, është rekomanduar edhe nga mbrojtësi i ekipit azerbejxhanas, Ansi Agolli, i cili tashmë bart shiritin e kapitenit të këtij ekipi.
Mirëpo, duke e parë çmimin e lartë që kërkon Zurichu për Sadikun, Qarabag ka vënë kusht që, nëse ekipi kualifikohet në Europa Ligë, atëherë do të shkoj me ngulm drejt Sadikut, përndryshe, transferi nuk realizohet.
Qarabag aktualisht është në fazën e tretë të kualifikimeve për Ligë të Kampionëve dhe nëse e kalon pengesën çeke, Viktoria Plzen, atëherë do të arrijë në Play-Off të Ligës së Kampionëve, ku edhe në rast të moskualifikimit, kalon direkt në Europa Ligë.
Dueli i parë Viktoria Plzen - Qarabag në Çeki ka përfunduar 0-0.