GANEZI
Princi në La Liga
2 August, 2016 @15:29
Pasi që mbeti lojtar i lirë, Kevin Prince Boateng, sot është zyrtarizuar si lojtar i ri i Las Palmasit në La Ligan spanjolle.
Mesfushori ganez 29 vjeç nuk arriti të mbetet te Milani, ku këta të fundit nuk ia vazhduan kontratën dhe pas aventurave në vitet e fundit, tash do të provoj për herë të parë në karrierën e tij edhe La Ligan spanjolle me ekipin modest të Las Palmasit në Gran Kanaria.
Las Palmas në web faqen zyrtare të ekipit ka prezentuar Boatengun si lojtar me përvojë të madhe, duke cekur se ka nënshkruar kontratë për vetëm një stinor me ekipin.