Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BAYERN MUNCHEN

Matthijs de Ligt në Bayern

Fotot: FCBayern/fb

Matthijs de Ligt në Bayern


19 July, 2022 @18:15

Kontratë gjigande, 5-vjeçare për qendërmbrojtësin holandez, Matthijs de Ligt.

Bayern ka zyrtarizuar pak më parë futbollistin e deritashëm të Juventusit, që kishte ardhur aty nga Ajaxi, ndërsa 22-vjeçari shihet si përforcim superior nga rekord-kampioni i Gjermanisë.

Matthijs de Ligt

Në deklaratën e dhënë për faqen zyrtare të klubit, anëtari i Bordit të Bayernit, Hasan Salihamidzic ka thënë se ata e kanë dashur de Ligtin tri vite më parë, por që kjo tash u bë e mundshme.

Në anën tjetër, vetë futbollisti ka thënë: “Jam tepër i lumtur që jam bërë anëtar i këtij klubi të madh. Bayern është ekipi më i suksesshëm në Gjermani dhe ndër më të suksesshmit në Evropë. Kam ndjerë përafrimin e shkëlqyer që ma kanë bërë nga menaxhmenti sportiv, trajneri dhe Bordi që nga fillimi - që më bëri të bindem. Për më tepër, Bayerni është klub që funksionon në mënyrë briliante dhe ka qëllime tepër të mëdha. Shumë-shumë jam i lumtur që jam pjesë e një gjigandi si Bayern.”

Çmimi, 70 milionë euro në llogari të Juventusit dhe 10 milionë tjera opcionale, si bonuse, varësisht nga performanca e lojtarit dhe sukeset e ekipit me të.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga