NOTAT

Selfie i Mërgim Mavrajt pas fitores historike
Mavraj dhe Roshi, lojtarët e ndeshjes
7 September, 2014 @23:57
Fitorja historike e Shqipërisë, e arritur me dëshirë të madhe ndaj Portugalisë ka parë hero Bekim Balajn me super golin e tij.
Mirëpo sipas të dhënave statistikore nga Goal.com, Mërgim Mavraj dhe Odise Roshi, kanë marrë notat më të larta për fitoren e Shqipërisë ndaj Portugalisë.
Dyshja në fjalë është notuar me 3.5 , nga nota maksimale 5 e ndeshjes, ku për Mavrajn thuhet se është treguar shkëmb i pakapërcyeshëm në mbrojtje, derisa Roshi i ka shkaktuar tërë ndeshjen probleme një ylli si Fabio Coentrao, që dribloi, krosoi dhe mundësoi golin vendimtar të ndeshjes.
Lojtarët tjerë janë notuar kështu: Etrit Berisha, Taulant Xhaka, Emir Lenjani, Lorik Cana, Bekim Balaj, Burim Kukeli dhe Ansi Agolli me 3, ndërsa Amir Abrashi, Elseid Hysaj, Ergys Kaçe dhe Andi Lila me notën 2.5, derisa Sokol Cikalleshi mbeti pa notuar për shkak të minutave të pakta në lojë.