KOSOVA - OMANI

BOROZANI/ Erdis Driza
E shkruam historinë
7 September, 2014 @17:36
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll arriti të shënojë fitoren e parë në histori në një ndeshje miqësore ndërkombëtare, duke e mposhtur përfaqësuesen e Omanit me rezultat minimal 1-0.
Kosova e kishte një rast shumë të mirë për të shënuar në minutën 25’ të ndeshjes me anë të Kristian Nushit, mirëpo goditja e tij u ndal nga portieri Al Habsi.
Rast të rezikshëm para përfundimit të pjesës së parë e kishte edhe Omani, kur goditja e fortë e Al Farsit nga afërsia u ndal me mjeshtëri nga Samir Ujkani.
Në minutën 84’ të ndeshjes loja e dorë e njërit prej lojtarëve të Omanit brenda zonës së reptësisë, e detyroi gjyqtarin e ndeshjes të akordoj për penallti, derisa penalltinë në gol e shndërroi zëvendësuesi Imran Bunjaku.
Kjo është fitorja e parë historike për Kosovën, e cila u arrit vetëm pas ndeshjes së katërt miqësore.