KUSHTRIM MUSHICA

BOROZANI/ Erdis Driza
Plisat në mbrojtje të Mushicës
7 September, 2014 @17:00
Akteri kryesor i humbjes së Prishtinës në miqësoren ndaj Sivassporit, portieri Kushtrim Mushica, ka marrë përkahje nga tifozët nga kryeqyteti, Plisat.
Mushica nuk i ishte në ditën e tij në ndeshjen e djeshme, pasi dy golat e shënuara nga ekipi turk ishin si pasojë e reagimit të dobët të portierit prishtinas, me ç‘rast nuk munguan as fishkëllimat nga tribunat në drejtim të tij.
“Plisat asnjëherë nuk i kanë fishkëllu Kushtrim Mushicës. Ai është lojtari më i dashtun i Plisave dhe gjithmonë do të mbetet,” thuhet nga tifozëria kryeqytetase në një sqarim të postuar në faqen zyrtare të tyre në Facebook.
Mushica është i përfshirë në listën e Albert Bunjakut për ndeshjen Kosova-Omani, sikurse edhe bashkëlojtari i tij, Mentor Zhdrella.