KUQEZI

Ndeshje e mëparshme Shqipëri - Portugali. Lorik Cana në duel me Nuno Gomes.
Historia anon kah Portugalia
7 September, 2014 @10:51
Kombëtarja shqiptare sonte do ta luaj ndeshjen e parë në eliminatoret për Kampionatin Europian Franca 2016, ku për kundërshtarë do ta ketë Portugalinë.
Kuqezinjtë deri më tani janë takuar pesë herë me ekipin portugez, prej tyre dy herë në kuadër të eliminatorëve për Botërorin e 1998-ës, dy herë për Botërorin e 2010-ës, dhe një herë në miqësore.
Nga këto përballje Portugalia ka shënuar katër fitore dhe një barazim, për të mos lënë Shqipërinë ta shijojë fitoren as edhe një herë.
Ndeshja e sontme Portugali - Shqipëri fillon nga ora 20:45.
Ndeshjet e mëparshme ndërmjet Shqipërisë dhe Portugalisë
09.10.1996, Tiranë | Shqipëria - Portugalia 0-3 | Shënues: Figo, Helder, Rui Costa | |
07.06.1997, Porto | Portugalia - Shqipëria 2-0 | Shënues: Joao Pinto, Figo | |
11.10.2003, Lisbonë | Portugalia - Shqipëria 5-3 | Shënues: Figo, Simao, Rui Costa, Pauleta, Miguel ─ Aliaj, Tare, Aliaj | |
15.10.2008, Braga | Portugalia - Shqipëria 0-0 | ||
06.06.2009, Tiranë | Shqipëria - Portugalia 1-2 | Shënues: Bogdani ─ Almeida, Bruno Alves | |
07.09.2014, Aveiro | Portugalia - Shqipëria ?-? |